Bendi britanik i dedikon këngë Rita Orës (Video)

Ndodhi edhe kjo. Grupi i ri britanik i ka dedikuar një këngë artistes me prejardhje shqiptare.

Grupi nga Glasgoë i Britanisë, ‘Catholic Action’ kanë publikuar një këngë kushtuar artistes Rita Ora.

E pikërisht ‘Rita Ora’ është edhe titulli i këngës, e cila është prezantuar në radion BBC Radio1.

Edhe Ritës nuk i ka ikur pa e parë e pa e shpërndarë këtë këngë në Twitter, duke thënë se është kënga më e mirë që ka dëgjuar ndonjëherë.

COMMENTS