Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka shkruar historinë duke marrë Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike Rio 2016 për kategorinë e femrave deri në 52
Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka shkruar historinë duke marrë Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike Rio 2016 për kategorinë e femrave deri në 52 kilogramë.
Xhudisjta kosovare ka mposhtur në finale italianen Odette Giuffrida.
Për Kosovën kjo është medalja e parë olimpike.
Majlinda për të arritur deri në finale mundi Evelyne Tschopp, Christianne Legentil dhe japonezen, Misato Nakamuras.
Flamuri i Kosovës është ngritur në Rio 2016 më lart se flamujt e tjerë dhe kjo falë Majlinda Kelmendit e cila arriti të finonte në sportin e xhudos.
Sportisja shqiptare nuk mundi t’i mbajë lotët gjatë kendimit te himnit dhe pasi pranoi Medaljen e Artë plotesisht të merituar.
Edicioni i 31-të i Lojërave Olimpike Verore ka nisur më 5 gusht në Rio Janeiro të Brazilit, ku Kosova paraqitet për herë të parë.
Kosova në Lojërat Olimpike në Rio po përfaqësohet nga 8 sportistë të disiplinave të ndryshme.
COMMENTS