Bekim Çollaku braktis Integrimet Evropiane shkon në Presidencë

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka konfirmuar dorëheqjen nga ky post dhe nga Qeveria e Kosovës. Ai këtë e bëri të ditur në një konfer

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka konfirmuar dorëheqjen nga ky post dhe nga Qeveria e Kosovës. Ai këtë e bëri të ditur në një konferencë për media, derisa tha se gjatë gjithë punës së tij ka qenë transparent.

Çollaku deklaroi se ka pasur sukses, por jo ato çfarë ka dëshiruar. Ka thënë se shpreson që agjenda evropiane do të jetë prioritet.

‘Unë kam diskutuar me kryeministrin për largim nga ministria. Normalisht që nuk është pritur mirë ky largim, por kam pasur mirëkuptimin e tij’, tha Çollaku.

‘Arsyeja është krejt personale. Gjatë mandatit tim mund të them së dy prioritet e mija janë realizuar. Ato janë MSA-ja dhe rekomandimi për liberalizimin e vizave.’

Ish ministri Çollaku u shpreh se ky proces tash është në fazën përfundimtare dhe varet nga ratifikimi i demarkacionit e cila është në dorë të Kuvendit përcjellë zico.tv

‘Pas këtij procesi besoj që as BE-ja nuk do të ketë arsye për vonim të liberalizimin të vizave e cila e ritheksoj është vonuar në këtë proces’.

Çollaku tha se po e lë detyrën pas plotësimit të gjitha kritereve për vizat, por i zhgënjyer me arsyetime e BE-së për mos trajtim të barabartë, pasi ka edhe shtete tjera që nuk e kanë zgjidhur çështjet e kufijve.

‘Unë nuk mund të mbes peng qoftë i karakterit teknik apo politik’.

Ish ministri Çollaku ka bërë përgjegjës edhe partitë politike dhe deputetët për të cilët tha se me veprimet e tyre, ata më shumë i sjellin dëm vendit sesa dobi.

Çollaku tha se shkon nga Qeveria në një institucion tjetër ku do të ketë mundësi më të mëdha sesa në ministri, për të kontribuar për çështjet nacionale të vendit duke përfshirë edhe integrimet në BE e NATO.

‘Unë do t’i bashkohem ekipit të Presidentit’

COMMENTS