Bëhuni gati! Nita Latifi po vjen ‘vet’ (Foto)

Bëhuni gati! Nita Latifi po vjen ‘vet’ (Foto)

Këngëtarja e njohur Nita Latifi, më në fund ka vendosur të publikojë projektin e saj më të ri solo.

Nita ka përgatitur këngën e saj më të re, e cila mban titullin ‘Vet’, ndërsa sonte ajo do t’a lansojë për adhuruesit e saj.

‘Kënga me klip del sot’, ka konfirmuar Nita për portalin zico.tv

Më tej, ajo thekson se kënga me tekst të Yll Limanit, është baladë me temë dramatike dhe pak depresive.

Siç është shprehur Nita, kënga e punuar prej B.O beats dhe e vizuelizuar nga Imagine, është njëra nga këngët më të preferuara të artistes.

Gjatë muajve të verës, ajo kishte publikuar një bashkëpunim shumë të suksesshëm me reperin 2po2, të titulluar ‘Yll’.

COMMENTS