Behrami, Xhaka e Shaqiri në Kosovë? Tregojnë familjarët…

Kosova humbi, takimi Maqedonia – Shqipëria 1:1
Zyrtare: Miqësorja mes Interit dhe Milanit luhet në Kinë

Valon Behrami, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri ende nuk kanë vendosur nëse do t’i bashkohen Kosovës. Këtë e kanë konfirmuar familjarët e lojtarëve.

Madje, disa nga familjaret e yjeve të Zvicrës kanë kërkuar edhe garanci nëse është i lejuar ndërrimi i Kombëtares.

Ragip Behrami, babai i Valonit, ka konfirmuar se është kontaktuar nga krerët e FFK-së, në lidhje me vendimin e mesfushorit të Watfordit dhe Zvicrës.

‘Dua të them të vërtetën se ende nuk ka asgjë. Është një vendim i vështirë. Nuk di asgjë se çka do të bëhet. Me Valonin nuk është takuar askush. Takimi ka qenë vetëm me mua, por asgjë nuk është vendosur Valoni aktualisht është lojtar i Zvicrës. Tash për tash nuk ka asgjë’, ka thënë Ragip Behrami.

Ndërkohë, kontaktin me familjen Xhaka e ka konfirmuar për gazetën një i afërm i familjes.

‘Duhet që së pari Kosova të marrë një përgjigje definitve nga FIFA se a me të vërtetë mund të ndërrojnë mjedis’, ka theksuar ai.

Një burim tjetër i afërt me familjen Shaqiri, se po ashtu duan qartësi se a janë në FFK të sigurt se FIFA lejon ndërrimin e Përfaqësueses.

Kurse, vendimin nuk e ka marrë as Valon Berisha i Norvegjisë dhe Salzburgut. ‘Ende nuk ka asgjë, do të lajmëroj’, ka theksuar ai.

‘Koha Ditore’

COMMENTS