Behgjet Pacolli kërcënon me largim nga qeveria

Behgjet Pacolli kërcënon me largim nga qeveria

Çuarja përpara e vendimeve të mëdha, vecanërisht e marrëveshjes së demarkacionit ishin premtimet dhe kauza kryesore e qeverisë aktuale, mirëpo tash e 5 muaj, Ramush Haradinaj nuk ka arritur të prodhojë rezultate karshi kësaj situate.

Numri dy i qeverisë, Behgjet Pacolli, i cili ishte një ndër faktorët kryesor në krijimin e qeverisë, ka thënë se përgjegjësia bie mbi supet e kësaj qeverie, shkruan Koha.net.

“Do t’i humb kuptimi kësaj qeverie”, theksoi Pacolli nëse nuk arrin që ratifikimi i marrëveshjes të bëhet brenda 10-15 ditësh, siç tha Pacolli është afati i fundit që të zihet hapi për liberalizim brenda këtij vii.

Njëjtë edhe për inicativën për shfuqizim të Gjykatës Speciale, kreu u diplomacisë kosovare tha se është e tmershme dhe e frikshme.

“Nuk do ta ketë mbështetjen e AKR-së”, ka thënë ai, i pyetur se si do te votoj partia e tij kur iniciaiva të shkoi në Kuvend.

COMMENTS