Bëhen bashkë Xhesika, Sasa dhe Labi në Turqi (Foto)

Momenti kur Shkurte Gashi tregon për dashurinë e jetës së saj (Video)
Rita Ora pozon si ‘lepurushja atraktive’ e Pashkëve (Foto)

Moderatori i njohur, Labinot Gashi, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet në mes të dy aktoreve të serialit ‘O Sa Mirë’.

Është fjala për Adriana Matoshin dhe Arta Nitaj, ndërsa fotografia është bërë në Antalya.

Me veshje verore, Adriana (që luan rolin e Sasës në hit serinë komike) qëndron pranë Labit, i cili po ashtu ka të veshura pantallona të shkurtra dhe bluze pa krahë.

Nga ana tjetër, modelja Arta (që portretizon të bukurën Xhesika në komedinë televizive), ka të veshura xhinse të shkurtra, në pjesën e sipërme e ka të mbuluar gjoksin, ndërsa mban kapelë në kokë dhe syze.

Ndryshe, Adriana dhe Arta ishin prurjet e sezonit të ri të ‘O Sa Mirë’, i cili po rezulton jashtëzakonisht i pëlqyeshëm për publikun e gjerë.

Njëherësh, dy personazhet që ato i portretizojnë Sasa dhe Xhesika janë ndër më të pëlqyerat në serial.

COMMENTS