Bebe Rexha publikon prapaskenat para performancës, Mario kujdeset për dukjen e saj (Video)

Bebe Rexha publikon prapaskenat para performancës, Mario kujdeset për dukjen e saj (Video)

Bebe Rexha ka sjellë një pjesë nga prapaskena, gjatë përgatitjeve para performancave skenike.

Këngëtarja e famshme shqiptare gjithmonë kujdeset që të duket bukur para daljes në skenë, prandaj rreth saj angazhohet një staf i madh.

Për më shumë, 28-vjeçarja dukjen e saj ia ka besuar një shqiptari – grimerit dhe stilistit të njohur, Mario Dedivanovic.

Në një video të publikuar në Instagram, shihen të gjithë njerëzit që merren me rregullimin e saj.

Aty është edhe Mario, me të cilin Rexha ka bërë edhe një pozë para fotografëve.

‘Kështu duket në të vërtetë prapaskena’, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e videos.

COMMENTS