Bebe Rexha pjesë e koncertit për 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë? (Foto)

Bebe Rexha pjesë e koncertit për 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë? (Foto)

U nda nga bashkëshorti pas ‘tradhëtisë’: ‘Elifi’ kapet mat me të dashurin (Foto)
Çuditë Luana Vjollca ja me kë e krahason veten dhe Marinën! (Foto)

28 nëntori i këtij viti shënon 105 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo datë shënohet me aktivitete të ndryshme kulturore-artistike në çdo vend ku ka shqiptarët.

Një koncert festiv me rastin e 28 nëntorit organizon edhe shoqata ‘Dibra’ në New York, me të ftuar disa prej emrave të njohur të estradës shqiptare.

Në këtë gala mbrëmje marrin pjesë: Mirush Kabashi, Frederik Ndoca, Gëzim Nika, Kastriot Tusha, Mira Konçi, Sinan Vllasaliu, Haxhi Maçellara, Vedat Ademi, e të tjerë.

Ky koncert është parlajmëruar për sonte në orën 19:00, por ajo çfarë na bëri përshtypje është fakti që Bebe Rexha e ka shpërndarë njoftimin për këtë koncert që shton dyshimet se edhe këngëtarja do të jetë e pranishme në këtë event.

Meqenëse edhe organizimi është nga një shoqatë dibrane, vend prej të cilit ka prejardhjen edhe këngëtarja, nuk përjashtohet mundësia që Bebe të jetë e pranishme në këtë koncert.

COMMENTS