Bebe Rexha ka frikë se mos e ‘prish’ shansin e jetës

Këngëtares me prejardhje shqiptare Bebe Rexha, i është besuar prezantimi i ndarjes së çmimeve muzikore më të rëndësishme të Evropës, MTV EMA.

Por, kjo detyrë e lartë e ka bërë atë që tani të mendoj për të dielën e 6 nëntorit, kur do të ngjitet në skenë para miliona shikuesve. Beben duket se e emocionet nuk po e lënë rehat. Këtë e ka shprehur edhe në Instagram.

‘Ende s’mund ta besojë se do të prezantojë MTV EMA 2016 këtë vit. Shpresoj që mos të prish çdo gjë’, ka shkruar ajo.

Ky është ‘shansi i jetës’ për këngëtaren, e cila këtë vit e ka pushtuar industrinë e muzikës në Amerikë në bashkëpunimin me G Eazy-n dhe Nicki Minaj.

Kush e di se çfarë do të përjetojë ajo nëse fiton edhe një nga dy kategoritë në të cilat është nominuar.

bebe-rexha-ka-frike-se-mos-e-prish-shansin-e-jetes

COMMENTS