Bebe Rexha ironizon me policinë: Kërkon t’i vihen prangat (Video)

Jo vetëm prezantuese e sportit, Arbnora Ademaj zbulon se çfarë emisioni do nis (Video)
Dafina Dauti imiton Kadri Veselin (Video)

Bebe Rexha është padyshim njëra ndër këngëtaret e cila i ka bërë më së shumti krenarë shqiptarët me suksesin e saj.

Ajo ka depërtuar fuqishëm në tregun muzikor jashtë vendit, duke publikuar disa këngë e bashkëpunime ndërkombëtare, të cilat rezultuan të suksesshme.

Bebe Rexha është shumë e pëlqyer në tregun ndërkombëtar.
Si rrjedhojë, Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), tani është njëra ndër personazhet më të dashur për publikun dhe numëron me miliona ndjekës në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ndau me fansat disa video interesante, aq sa edhe qesharake në InstaStory, ku shfaqej në prapaskenën e një koncerti, teksa vizitohet nga disa policë.

Njëri prej tyre i hedh asaj prangat në duar, teksa Bleta përsërit me të madhe duke thënë: ‘Mos më arrestoni, mos më arrestoni’’.

Sigurisht që një video e tillë është publikuar vetëm për të bërë shaka, pasi këngëtarja nuk ka pasur asnjëherë probleme me policinë.

Bebe Rexha kërkon të "arrestohet"

Posted by N’Rm I on Saturday, October 21, 2017

Bebe Rexha: "Mos më arrestoni"

Posted by N’Rm I on Saturday, October 21, 2017

COMMENTS