Bebe Rexha gati ta ‘dridhë’ Tiranën sonte

Bebe Rexha gati ta ‘dridhë’ Tiranën sonte

Eminemi me këngë kundër Donald Trump (Video)
E pranon Adelina Tahiri: Jam shumë e dashuruar (Video)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, performon sot në sheshin ‘Nënë Tereza’, në Tiranë.

Ardhja e saj në Tiranë ka gëzuar fansat, teksa e kanë pritur me përqafime e lule.

‘Mbërrita në Shqipëri. E emocionuar të performojë në sheshin ‘Nëna Tereza’, me 9 shtator’, ka shkruar këngëtarja në Instagram, përcjellë zico.tv

Bebe Rexha, 27 vjeçarja me origjinë shqiptare, e njohur për stilin e saj unik si këngëtare, do të interpretojë për publikun shqiptar hitet e saj më të fundit si ‘No broken hearts’ apo ‘I can’t stop drinking about you’, të cilat i dhanë hov suksesit të saj si këngëtare.

Të ftuar në koncert janë edhe legjenda britanike DJ Fatboy Slim dhe Honnee. DJ britanik Fatboy Slim, do të elektrizojë gjithashtu publikun. Ai është ndër të paktët DJ në botë i vlerësuar me 10 Çmime MTV dhe dy Çmime Brit Awards, dhe shquhet për performanca novatore dhe miksime të pakrahasueshme në skenë.

Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare lindi në New York në vitin 1989 nga prindër shqiptarë. Nisi të këndonte në moshën 4 vjeçare, por krahas këngës ndoqi edhe pasionin për disa instrumente muzikore. Gjatë shkollës së mesme, Bebe Rexha ishte pjesë e një bendi muzikor për femra.

Rexha është e njohur për hitet me të cilat ka fituar zemrat e adoleshentëve dhe të rinjve në mbarë botën, ndërsa nuk janë të pakta edhe bashkëpunimet me emra të njohur të muzikës, si David Guetta, Pit Bull, Nicky Minaj etj.

Ndryshe koncerti do të mbahet nga ora 18:00 deri në 24:00. Ky është koncerti i parë i Bebe Rexhës në trojet shqiptare i cili pason atë të yllit tjetër botëror Dua Lipa të mbajtur javë më parë.

bebe-rexha-mberrin-ne-tirane-1

bebe-rexha-mberrin-ne-tirane

COMMENTS