Bebe Rexha dhe Bleona shkëlqejnë në American Music Awards (Foto)

Bebe Rexha dhe Bleona shkëlqejnë në American Music Awards (Foto)

Këngëtaret e famshme shqiptare, Bebe Rexha dhe Bleona Qereti, kanë qenë të pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve American Music Awards.

Prezenca e tyre nuk ka kaluar pa u vërejtur, e gjitha falë dukjeve të tyre mbresëlënëse.

Bebe kishte veshur një fustan të ngushtë që vinte në pah figurën e saj trupore.

Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Dibra e ka publikuar edhe një fotografi në Instagram për t’u treguar fansave të saj se si është dukur në këtë eveniment.

Bleona, nga ana tjetër, ishte kujdesur që t’i ekspozonte këmbët e saja të gjata, ndërkohë që edhe pjesa e dekoltesë ishte mjaft e hapur.

COMMENTS