Bebe Rexha bëhet bashkë me Beyonce dhe Nicki Minaj

Fjolla Morina dhe Muma publikojnë ‘Culo’ (Video +16)
Beyonce, këngëtarja më e paguar në muzikë

Kompania muzikore streaming me parapagim ‘Tidal’ në Amerikë, ka organizuar një koncert të veçantë, dhe për këtë ka ftuar për të kënduar disa këngëtarë.

Me 15 tetor, shqiptarja Bebe Rexha do të performojë krahas Robin Thicke, Lauryn Hill, Beyonce, Alicia Keys, Nicki Minaj, Emeli Sande në Barclays Center në Brooklyn, përcjellë zico.tv

Tidal është një shërbim muzikor i lansuar në vitin 2014 me pronar këngëtarin dhe producentin Jay Z. Koncerti do të transmetohet drejtpërdrejtë livestream në Tidal.

Para pak javësh artistja nga Dibra, Bebe Rexha performoi në Tiranë, në një koncert ku thuhet se ishin të pranishëm rreth 20 mijë fansa.

COMMENTS