BE thërret Qeverinë e Kosovës t’i përmbushë detyrimet për liberalizim vizash

BE thërret Qeverinë e Kosovës t’i përmbushë detyrimet për liberalizim vizash

Përgjigjet e Serbisë për ‘fajësinë’ e Haradinajt, në Gjykatën franceze
Ndryshohet vendimi për ndalim – udhëtimin në SHBA

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq ka përshëndetur formimin e Qeverisë Kosovës dhe ka kërkuar nga ajo që të ratifikojë Marrëveshjen e Demarkacionit dhe të vazhdojë dialogun me Serbinë.

‘Përshëndesim formimin e Qeverisë Kosovës. E ftojmë Qeverinë që menjëherë të fillojë punën që të zbatojë reformat e domosdoshme në fushën e sundimit të së drejtës dhe në ekonomi. Kosova ka nevojë për përmirësimin e konkurrencës, rrethanave për qytetarët e vet dhe krijimin e vendeve të reja të punës’, ka porositur Kocijançiq në kumtesën dërguar mediave.

Ajo me këtë rast ka përkujtuar se Kosova duhet doemos të përmbushë detyrimet e saj në mënyrë që të përparojë drejt liberalizimit të vizave dhe përcaktimit të vijës kufitare me Malin e Zi, të marrë rol aktiv në rajon dhe të bëjë përparim në dialogun me Beogradin.

COMMENTS