BE: Kosova me prefiks ndërkombëtar

Shërbimi evropian për Punë të Jashtme i Bashkimit Evropian (EAAS) ka konfirmuar se përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë me ndërmjetësim të BE-së kan

Shërbimi evropian për Punë të Jashtme i Bashkimit Evropian (EAAS) ka konfirmuar se përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë me ndërmjetësim të BE-së kanë arritur marrëveshje për implementimin e Marrëveshje për Telekomunikacion nga viti 2013, respektivisht 2015.

Njëkohësisht për fillimin e punës së kompanisë së re, Unioni Ndërkombëtar për Telekomunikacion do t’ia ndajë Kosovës prefiks treshifror”, thuhet në njoftimin e EAAS.

Në Bruksel theksojnë se kjo marrëveshje ishte arritur në kuadër të Marrëveshjes së përgjithshme të Brukselit në vitin 2013, kurse ishte konfirmuar me Planin e Veprimit nga vitit 2015. Kosova nga 15 dhjetori i këtij viti zyrtarisht do ta merr prefiksin ndërkombëtar +383, duke i bërë të pavlefshëm prefikset e deritashëm të Serbisë (+381), Monakos (+377) dhe Sllovenisë (+386).

COMMENTS