BE-ja u jep sinjal deputetëve se sivjet nuk ka liberalizim vizash

BE-ja u jep sinjal deputetëve se sivjet nuk ka liberalizim vizash

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka folur për një takim që ka zhvilluar Komisioni për integrime evropiane me Zyrën e Bashkimit Evropi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka folur për një takim që ka zhvilluar Komisioni për integrime evropiane me Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, në të cilin deputetët kanë marrë sinjale se sivjet nuk do të ketë liberalizim vizash.

Në takimin e zhvilluar pa prezencën e mediave, Pacolli ka thënë Kosova ka dështuar të bëjë hapa konkretë sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, kushtit të fundit për liberalizimin e vizave.

‘Sapo u ktheva nga një takim që e kishim më përfaqësues të Zyrës së BE-së për të diskutuar rreth përmbushjes së kriterit të luftimit të korrupsionit, për liberalizim të vizave. Nga ajo që pamë është tashëm e sigurt që nuk do të ketë liberalizim të vizave sivjet dhe është shumë e qartë që Kosova nuk ka bërë ndonjë hap konkret sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar’, ka thënë Pacolli, raporton Koha Ditore.

Deputetja e VV-së ka thënë se përfaqësuesit e Zyrës së BE-së shpresonin se do të merrnin propozim pozitiv nga Komisioni Evropian mirëpo sipas saj, Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm për përmbushjen e kushtit të fundit për vizat.

‘Pra vetë përfaqësuesit e Zyrës Evropiane, shpresonin se do të ketë ndonjë propozim pozitiv nga Komisionit Evropian, pra shpresonin dhe nuk ishte ajo se ishin të bindur se do të merrnim një propozim pozitiv mirëpo shpresonin në atë që do ta marrim. Kjo lë të kuptohet që ne nuk kemi ecur mjaft me përmbushjen e kriterit kryesor dhe Kosova nuk do të ec përpara në procesin e liberalizmit të vizave. Përmbushja e kushtit kryesor, pra luftimi i krimit dhe korrupsionit, po del të jetë i patejkalueshme për këtë qeveri dhe këtë klasë politike’, ka thënë Pacolli.

COMMENTS