BE-ja deklaron nëse di të përfshihen në dialogun e ardhshëm

BE-ja deklaron nëse di të përfshihen në dialogun e ardhshëm

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian Maja Kocijancic, është përgjigjur rreth pyetjeve nëse Shtetet e Bashkuara do të përfshihen në dialogun e ardhshëm mes Prishtinës dhe Beogradit që udhëhiqet nga shefja e BE-së për politika të jashtme Frederika Mogherini.

Kocijancic ka thënë se SHBA-ja do të bashkëpunojë në këtë proces në të ardhmen siç ka qenë edhe në praktikën e më hershme.

‘Ne jemi duke punuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara në Ballkanin Perëndimor’, tha për B92, Maja Kocijancic, zëdhënëse e Bashkimit Evropian.

Sipas saj, kjo vlen edhe për çështjen e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, mes Kosovës dhe Serbisë, dialog ky i cili pritet të nisë së shpejti.

COMMENTS