BE deklarohet për vizitën e zyrtarëve serbë në Kosovë

BE deklarohet për vizitën e zyrtarëve serbë në Kosovë

Institucionet e Kosovës nuk kanë lejuar vizitat e paralajmëruara për sot të zyrtarëve serbë në veri të vendit, mirëpo zyrtarët serbë megjithatë kanë paralajmëruar qëndrimin e tyre në Kosovë.

Kjo ka bërë që në veri të ketë forca të shtuara të sigurisë me qëllimin ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serbë, Vulin, Gjuriq dhe Selakoviq.

Lidhur me këtë situatë të krijuar në mes të Kosovës dhe Serbisë së fundi ka ardhur edhe një reagim nga zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq.

Ajo ka vlerësuar se të gjitha çështjet me interes të përbashkët duhet të zgjidhen përmes kornizës së dialogut dhe në frymën e vazhdimit të normalizimit të marrëdhënieve.

‘Ka një marrëveshje të arritur përmes dialogut sa i përket vizitave zyrtare, dhe të dy palët duhet të sillen në përputhje me këtë marrëveshje’, ka vlerësuar Kocijançiq , përmes një njoftimi dërguar mediave.

Kocijançiq po ashtu ka shtuar se çdo mosmarrëveshje lidhur me këtë gjë duhet të zgjidhjet përmes dialogut, dhe jo përmes ndonjë eskalimi të çfarëdo lloji.

Këtu ndër tjerash përmendet se presidentët e të dy shteteve i kanë konfirmuar shefes së BE-së, Federica Mogherini, përkushtimin e të dy palëve për normalizimin e tërësishëm të marrëdhënieve.

COMMENTS