Bayern Munich – Real Madrid, dueli më i përsëritur në Evropë

Bayern Munich – Real Madrid, dueli më i përsëritur në Evropë

Barcelona bie në Romë
Liga e Kampionëve, Juventus kërkon mrekullinë në ‘Bernabeu’

Real Madridi dhe Bayern Munich janë takuar në 24 ndeshje zyrtare europiane, me një bilanc prej 11 fitoresh të spanjollëve, 2 barazimeve dhe 11 fitoresh gjermane.

Ky duel është më i mbipërsërituri në historinë e garave europiane, duke qenë përpara Juventus-Real Madrid (21 herë), Barcelona-Milan (19 herë), Real Madrid-Milan (15 herë), Barça-Chelsea (15 herë) dhe Inter-Real Madrid (15 herë).

Real Madridi në Mynih – ‘Los Blancos’ do ta luajnë gjysmëfinalen e parë të Champions-it për këtë sezon në Mynih. Ata janë përballur 12 herë me Bayern Munich, në fushën e bavarezëve (tetë herë në ‘Olympiastadion’ dhe katër herë në ‘Allianz Arena’), duke siguruar dy fitore (1-2, vitin e kaluar, dhe 0-4, në vitin 2014), një barazim (1-1, në vitin 2004) dhe nëntë humbje. Në vizitën e tij të parë në kryeqytetin bavarez, Real Madridi nuk ka shënuar gol (2-0, në vitin 1976), por e ka bërë këtë në dhjetë ndeshje të tjera (4-1, 3-2, 4-1, 2-1, 2-1 , 2-1, 1-1, 2-1, 2-1, 0-4 dhe 1-2).

Barazi e plotë – Në total kanë qenë 11 ndeshje (me dy akte, vajtje-kthim) mes dy skuadrave në fjalë, me bilancin si vijon: Real Madridi fitoi gjashtë herë (1988, 2000, 2002, 2004, 2014 dhe 2017), ndërsa Bayern Munich pesë herë (1976, 1987, 2001, 2007 dhe 2012). Çuditërisht, të gjitha këto përplasje kanë ndodhur në garën madhore kontinentale (Kupën Europiane, sot Champions-), por kurrë në një finale. Përveç kësaj, Real Madridi e ka mundur Bayern Munich në pesë ndeshjet e fundit, kur janë ndeshur.

‘Hajmalia’ – Real Madridi ka fituar katër Champions, pas eliminimit të Bayern Munich. Kjo ndodhi sezonin e kaluar, për herë të 12-të (‘Los Blancos’ likujduan bavarezët në çerekfinale), të 10-të (gjermanët eliminohen në gjysmëfinale), të 8-të dhe të 9-të (në të dyja sezonet, 1999-2000 dhe 2000-2001, gjithashtu, të bardhët fituan në gjysmëfinale). Përveç kësaj, në gjashtë Champions-it e fundit, Real Madridi ka qenë gjithmonë përballë një skuadre gjermane.

COMMENTS