Bayern jashtë Champions, Lewandowski: Gjyqtarët na e mohuan kualifikimin

Bayern jashtë Champions, Lewandowski: Gjyqtarët na e mohuan kualifikimin

Nëntë vjet pavarësi (Foto)
Ku mbeti premtimi që Portin e Shëngjinit ta shfrytëzojë Kosova?

Cristiano Ronaldo dërgon Realin në gjysmëfinale të Champions League dhe Bayernin jashtë këtij kompeticioni.

Bayerni triumfoi në kohën e rregullt duke fituar me të njëjtin rezultat 2-1 që Reali fitoi në ‘Allianz Arena’ dhe u nevojitën 30 minutat e shtesës për të vendosur skuadrën e kualifikuar për më tej. Lewandowski dhe autogoli i Sergio Ramos, për Bayernin, si dhe Ronaldo për madrilenët, ishin autorët e golave për 90 minutëshin e kohës së rregullt.

Shtesat Bayern i nisi me dhjetë futbollistë, pas kartonit të kuq, të marrë nga Vidal, në minutën e 84’. Ylli portugez i madrilenëve mori në dorë fatet e kualifikimit duke shënuar dy herë në shtesë, në minutat 105 dhe 110, ndërsa Asensio në të 112-ën, shënoi golin që vulosi rezultatin final, 4-2.

Kështu Real Madrid vazhdon më tej, në gjysmë-finalet e kompeticionit, me rezultatin e përgjithshëm 6-3, duke u konfirmuar si një nga pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut. Nga ana tjetër, bavarezët e Ancelottit duhet të presin një tjetër vit, për të tentuar të fitojnë Champions-in.

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, mendon se ekipi i tij është eliminuar nga Liga e Kampionëve për shkak të gabimeve të gjyqtarëve.

Bayern Munich ishte duke avancuar 1:2 gjatë 90 minutave, por në kohën shtesë Real Madridi shënoi tre gola dhe fitoi me rezultat 4:2 (6:3 rezultat i përgjithshëm).

‘Me lojën që kemi bërë kemi mundur të fitojmë dhe të kualifikohemi në raundin e ardhshëm, por gjyqtari ka bërë shumë gabime. Unë mendoj se kjo ishte e pamundur të luajmë me 10 lojtar ndaj Realit’, ka deklaruar sulmuesi polak.

‘Vidal nuk e meritoi kartonin e kuq, kurse Ronaldo shënoi dy gola nga ofsajdi. Kurse, mua më është ndalur një ofsajd i paqenë. Është shumë e vështirë të luash ndaj Realit në situatën sië ishim ne’, ka përfunduar ai.

COMMENTS