Batatina e Isufi kërkojnë fitore

Batatina e Isufi kërkojnë fitore

KOK-u: Qeveria serbe ia doli të ndalë karateistët në kufi, por nuk do të mund ta shuajë ëndrrën e tyre olimpike
Arritjet e Liverpooli-t në Ligën e Kampionëve deri tani

Elita e futbollit të Kosovës, kthehet këtë fundjave më ndeshjet e xhiros së 28-të.

Kjo fundjave pritet të jetë e zjarrtë, pasi që tashmë ky sezon ka hyrë në fazën më interesante e më të rëndësishme.

Kryendeshja e kësaj xhiro do të luhet të dielën pasdite në ‘Zahir Pajaziti’, ku përballen Llapi dhe Drita. Llapjanët pas fitores në javën e kaluar kundër Lirisë, kanë kthyer shpresat akoma tek titulli i kampionit. Llapit synon që në ‘konakun’ e tyre të ndal serinë e gjilanasve prej 23 ndeshjeve pa disfate.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina në një prononcim për RTKLive, shprehet se skuadra e tij është përgatitur mirë për duelin me bardhekaltrit e Gjilanit. Tekniku llapjan e pranon se skuadra e tij në krahasim me Dritën dhe Prishtinë është më larg majave të tabelës, por ai thotë se Llapi ende është në garën për titull të kampionit.

‘Jemi duke punuar maksimalisht për këtë ndeshje. Ne do të japim më të mirën prej veti, të arkëtojmë sa më shumë pikë dhe të shohim se çfarë do të ndodh në vazhdimësi’, ka thënë Batatina.

‘Jemi pak larg objektivave, por ende jemi në garë, por në këtë situatë jemi të qetë dhe luajmë pa presion’, ka theksuar ai.

Sfidë të rëndësishme mes Llapit dhe lideres së tabelës, e sheh edhe trajneri i Dritës, Bekim Isufi. Ai është i vetëdijshëm se përballja me llapjanët nuk do të jetë e lehtë, por ai është i bindur se Drita edhe në këtë duel do të dal më rezultat pozitiv.

‘Sigurisht se do të jetë një ndeshje e rëndësishme. Llapi pas fitores në Prizren, është edhe më e motivuar, por ne kemi punuar mirë gjatë kësaj verë, dhe jemi të gatshëm për ndeshjen me Llapin. E dimë se atmosfera do të jetë e zjarrtë pasi që Llapi është organizuar mirë për këtë ndeshje, por ne edhe ne më punën që kemi bërë për këtë ndeshjes besoj se nuk do të mungon rezultati pozitiv. Synimi ynë është të vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive edhe në ndeshjen me Llapin’, ka pohuar Isufi.

Ndeshja mes Llapit dhe Dritës nis në orën 15:00.

Kjo fundjave do të hapet me dy ndeshjet e të shtunës, ku takohen Gjilani-Trepça ’89 dhe Feronikeli-Liria, kurse, katër ndeshjet tjera të kësaj xhiro luhen të dielën pasdite.

Vala Superliga / Java e 28-të

Të shtunën takohen:

Gjilani – Trepça’89

Feronikeli – Liria

Të dielën takohen:

Llapi – Drita

Vllaznia – Prishtina

Besa – Drenica

Flamurtari – Vëllaznimi

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.

COMMENTS