Bastiset ‘komuna serbe’ e Pejës në Gorazhdec

Bastiset ‘komuna serbe’ e Pejës në Gorazhdec

Shqiptarët me tetë ministri, Zaev- Ahmeti diskutojnë për koalicionin qeverisës
Mogherini nesër në Kosovë – Kjo është agjenda

Mediat serbe njoftojnë sot se ‘forca të mëdha policore nga Policia rajonale e Pejës në bashkëpunim me pjesëtarë të njësisë speciale ROSU’ mbrëmë kanë bastisur lokalet e asaj që në këto media quhet ‘komuna e serbe’ e Pejës, e vendosur në Gorazhdec.

Sipas tanjugut dhe mediave të tjera serbe, polica pas bastisjeve ka marrë në bisedë Momo Dashiqin, sekretar i Kryqit të Kuq nga sistemi i Kryqit të Kuq të Serbisë, ndërsa kryetari i ‘komunës serbe’ të Pejës Milosh Dimitrijeviq është ftuar që sot të paraqitet për bisedë në polici, transmeton koha.net.

Më herët, po sipas këtyre medieve, ishin arrestuar edhe dy sekretarë të Kryqit të Kuq në Graçanicë Dragash, Sveta Zhiviqin dhe Zeqir Zyrapin. Policia kishte konfiskuar dokumente nga këto zyra.

Policia kishte vizituar edhe zyrën e koordinatorit të Kryqit të Kuq për Kosovën në veri të Mitrovicës dhe ndërtesën e komunës së Olbiqit në Plemetin.

I ashtuquajturi sekretar i të ashtuquajturit Kryqi i Kuq krahinor Dragisha Murganiq ka thënë se arsye për bastisje ka qenë regjistrimi i popullsisë që sipas tij bëhet për të hartuar kartën sociale në bazë të së cilës përcaktohet se kush ka nevojë për ndihmë sociale.

Koha.net është në pritje të përgjigjes nga Policia e Kosovës për njoftimet e mediave serbe.

COMMENTS