Bastiset ‘Kobra City’ në Prizren

Bastiset ‘Kobra City’ në Prizren

Premtuan ‘përralla’, partitë politike humbin besimin
Vuçiq: Fitorja ime është e qartë si kristal

Policia e Kosovës në Prizren e shoqëruar nga inspektorati komunal i komunës së Prizrenit të enjten mbrëma kanë bastisur disa lokale nate në këtë qytet.

Policia dhe inspektorët kanë kontrolluar dokumentacionet e këtyre lokaleve e gjithashtu edhe kanë bastisur këto lokalet në përgjithësi.

Cak i këtyre kontrolleve kanë qenë disa lokale brenda qytetit dhe disa të tjera në periferi të tij.

KALLXO.com mëson së policia dhe inspektorati kanë bastisur edhe lokalin e njohur në Prizren ‘Kobra City’. Siç mësohet policia gjatë kryerjes së bastisjes nuk ka hasur në diçka të dyshimtë.

Gjatë këtij aksioni, në disa lokale, Inspektorati Komunal ka shënuar disa fletëparaqitje për lokalet që kanë rënë ndesh me Ligjin e Punës.

Lokali ‘Kobra City’ edhe më herët ka qenë shënjestër e bastisjeve policore.

COMMENTS