Bashkohen Jennifer Lopez e Mark Anthony

Mark Anthony dhe Jennifer Lopez janë ribashkuar. Por, vetëm për të bërë muzikë të re. Diva e pop-it do të publikojë një album të ri i gjithi në gju

Mark Anthony dhe Jennifer Lopez janë ribashkuar. Por, vetëm për të bërë muzikë të re.

Diva e pop-it do të publikojë një album të ri i gjithi në gjuhën spanjolle, dhe producenti i këtij albumi do të jetë ish bashkëshorti dhe babai i dy binjakëve të Lopez, Marc Anthony.

Lajmi është bërë publik nga vetë kompania e mbretit të salsës, Magnus Media dhe Sony Music Latin, që në një deklaratë për shtyp zbuluan edhe kohën e publikimit të këtij albumi të ri.

Projekti i ri i Jennyt do të dalë në treg këtë nëntor, ndërkohë që do të shoqërohet edhe me një tour vetëm për hispanikët!

COMMENTS