Bashkëpunimi në fushën e turizmit, interes i Kosovës e i Malit të Zi

Bashkëpunimi në fushën e turizmit, interes i Kosovës e i Malit të Zi

Është iniciuar nënshkrimi i një marrëveshjeje për bashkëpunim në fushën e turizmit në mes të Kosovës e Malit të Zi. Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Fadil Arifi, këtë qëllim e shfaqi gjatë takimit njoftues me Qazim Hoxhiqin, ndihmësministër në Ministrin e Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Malit të Zi.

Në njoftimin për media nga ky takim theksohet se u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit të nivelit institucional në fushën e turizmit. Po ashtu është diskutuar edhe për lehtësirat e kalimit kufitar në kohën e sezonin turistik, në periudhën maj-shtator.

Hoxhiq ka shprehur gatishmërinë e autoriteteve malazeze për sigurinë e turistëve kosovarë, që bëjnë pushimet në bregdetin malazez.

COMMENTS