Tre prej aktorëve më të famshëm shqiptarë, Vedat Bajrami, Ermal Mamaqi e Xhevdet Jashari janë bërë pjesë e një skeçi humoristik para ndeshjes së rëndë
Tre prej aktorëve më të famshëm shqiptarë, Vedat Bajrami, Ermal Mamaqi e Xhevdet Jashari janë bërë pjesë e një skeçi humoristik para ndeshjes së rëndësishme të ekipit shqiptar të Shkëndijës së Tetovës me Milanin.
Humoristët kanë luajtur rolet e tre trajnerëve dhe në klip shfaqen duke bërë planin e ndeshjes për të luajtur sa më mirë me Milanin.
Mamaqi shfaqet me bluzën e Kombëtares shqiptare, ndërsa Bajrami me atë të Kosovës.
Në një pjesë të videos aktorët luajnë rolet sikur flasin edhe me ish-presidentin e Milanit, Silvio Berlusconi.
Milani dhe Shkëndija do të përballen në ‘Play-Off’ të Europa League. Ndeshja e parë do të zhvillohet sot në ‘San Siro’, ndërsa ajo e kthimit një jave më pas në Shkup.
COMMENTS