Basha: Plakat e prillit ikën, vetëm qeveri teknike

Basha: Plakat e prillit ikën, vetëm qeveri teknike

Ambasada amerikane alarmon shtetasit e saj në Kosovë: Bëni kujdes (Foto)
Në Gjilan sot nis ‘Flaka e Janarit 2017’

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha tha se në ditën e 60-të të qëndrimit në çadrën e lirisë, është arritur një rekord i ri, 60 ditë protestë e pandalshme dhe me kushtin e vetëm e të pandalshëm të qeverisë teknike.

‘Këtu ka vend për të gjithë qytetarët, përveç atyre kriminelëve. Ju e dini që Prill ka ca reshje, plakat e famshme. Por ne do i kalojmë dhe plakat. Ajo që nuk do ik dhe që forcohet çdo ditë është bashkimi i shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme përmes një qeverie teknike e cila do të kryejë atë ç’ka do i ngarkojë populli’, tha kreu i opozitës.

Ai shtoi se interesat qytetare, interesi publik, interesi kombëtarë i shqiptarëve, i ka çuar shqiptarët e bashkuar drejt kësaj zgjidhje.

‘Kjo zgjidhje bashkon të majtë e të djathtë dhe ata që s’kanë mundësi të jenë këtu, kanë pasur këtu zëdhënësit e tyre dhe i kanë pasur kudo që zëri i lirë i tyre dëgjohet. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë ato që të gjithë kërkojmë’, deklaroi Basha, raportojnë mediat në Shqipëri.

COMMENTS