Barcelona fiton trofeun Gamper (Video)

Skuadra e Barcelonës ka mposhtur atë italiane, Sampdoria me rezultat 3:2, për të fituar kështu trofeun Gamper.
Katalunasit ishin më të mirë në shumicën e kohës, por edhe Sampdoria nuk u dorëzua deri në fund.

Barcelona shënoi dy gola për pesë minuta me anë të Luis Suarez dhe Leo Messi për 2:0, ndërsa Muriel ngushtoi rezultatin në 2:1.

Pa shkuar në pushim, Leo Messi u përkujdes që të shënonte golin e dytë në këtë takim, pas një gjuajtje perfektë nga gjuajtja e lirë.

Deri në fund të Sampdoria arriti që të shënonte edhe golin e dytë për rezultatin përfundimtar 3:2.

COMMENTS