Barcelona fitoi ‘dopietën’, por dy humbje i dhembin shumë

Barcelona fitoi ‘dopietën’, por dy humbje i dhembin shumë

Dajaku, drenicasi që gjunjëzoi Serbinë në Evropian
Short me fat për Skënderbeun në Ligën e Evropës

Ndonëse Barcelona ka fituar La Ligan dhe Kupën e Spanjës këtë stinor, skuadra katalonjase do të mbyllë edicionin me pendesë pas humbjes shokuese 5:4 ndaj Levantes, të dielën.

Ajo humbje ia shoi shpresat Barcelonës që të mbyllë stinorin në La Liga e pamposhtur.

Kjo i pasoi kapitullimit në Ligën e Kampionëve në Romë, ku pësoi 3:0 në udhëtim, duke lëshuar avantazhin 4:1 që kishte nga ndeshja e parë. U eliminua në saje të rregullit të golit të mysafirit.

Këto dy dështime do të lënë një shije të hidhur në stinorin e Barcelonës, megjithëse ekziston kënaqësia e rikthimit të titullit nga Real Madridi dhe po ashtu të fitimit të Kupës së Spanjës, ku mposhti thellë 5:0 në finale Sevillan.

COMMENTS