Barcelona bie në Romë

Barcelona bie në Romë

Largohet me kokën lart
Sonte luhen ndeshjet çerekfinale ne Europa Legue

Mund të thuhet se janë befasuar edhe optimistët më të mëdhenj: Roma e ka eliminuar Barcelonën.

Edhe pse kanë shkuar në Itali me një avantazh prej tre golash katalonasit nuk ia kanë dalë që të kalojnë në gjysmëfinale të Champions League. Romakët kanë fituar 3-0 dhe kanë shkuar tutje.

Edin Dzeko e ka hapur serinë e golave për Romën qysh në minutën e gjashtë, avantazhin e ka thelluar Daniele De Rossi në minutën e 58-të, kurse goditjen përfundimtare Barcelonës ia ka dhënë Konstantinos Manolas me golin e shënuar në minutën e 82-të.

COMMENTS