Banorë të Babimocit tregojnë si i kanë gjetur dy të vdekurit në shtëpinë e tyre

Banorë të Babimocit tregojnë si i kanë gjetur dy të vdekurit në shtëpinë e tyre

Komuna e Zveçanit i zbaton politikat e Vuçiqit, MMPH e padit në gjyq
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Bajram Rexhepin

Bashkëshorti dhe bashkëshortja G.M. dhe B.M. janë gjetur të vdekur në shtëpinë e vet në Babimoc tek Obiliqi, ka njoftuar sot rts duke u thirrur në burime të banorëve të fshatit dhe të atyre nga policia.

Siç theksohet, ka dyshime për vrasje e vetëvrasje.

Trupat e pa jetë të dy qytetarëve të nacionalitetit serb i kanë gjetur mbrëmë rreth orës 20 të afërmit e tyre dhe rastin ia kanë paraqitur policisë, ndërsa Urgjenca vetëm e ka konstatuar vdekjen e tyre, shton rts.

‘Dhoma në të cilën u gjetën trupat ka qenë e mbyllur. Të afërmit thyen derën dhe gjetën trupat pa jetë. Gruaja ka shenja ngufatjeje me litar në qafë e burri ka plagë të therjes me thikë’, kanë thënë banorët e Babimocit.

Policia po e heton rastin, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në obduksion.

COMMENTS