Bangladeshi e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës

Bangladeshi e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës

Thaçi dhe Engel i kërkojnë Francës lirimin e Haradinajt
Trump, në takim me Merkelin, thekson mbështetjen për NATO-n

Bangladeshi është bërë vendi i 114-të që ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Kabineti i Bangladeshit ka miratuar njohjen e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur.

Lajmi është bërë i ditur edhe në seancën e Kuvendit të Kosovës. Ka qenë nënkryetari Xhavit Haliti, i cili ua ka kumtuar lajmin deputetëve.

Haliti ka thënë se kjo është bërë e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe nga ministri Enver Hoxhaj.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ministri Hoxhaj.

‘Një lajm tjetër i mirë. Bangladeshi njeh pavarësinë e Kosovës. Lajmi më është konfirmuar para disa orësh edhe zyrtarisht. Kanë qenë vite përpjekjesh për të lobuar dhe marrë këtë njohje. Tani kemi 114 njohje’ ka thënë Hoxhaj.

Bangladeshi është një vend aziatik me afër 170 milion banorë, shtet i pavarur që nga vitit 1971, kur u nda nga Pakistani.

Edhe Pakistani e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

COMMENTS