Bale zgjidhet lojtari më i mirë i grupeve të Euro 2016 (Foto)

Lexuesit e portalit të njohur sportiv ‘Goal.com’ kanë votuar reprezentuesin e Uellsit, Gareth Bale, si futbollistin më të mirë të fazës së grupeve të Euro 2016.

Sulmuesi i Real Madridit, ishte lojtari i vetëm që ka shënuar gol në tre ndeshjet e grupeve. Ai shënoi në fitoren ndaj Sllovakisë, në humbjen ndaj Anglisë dhe shënoi golin e fundit të Uellsit kundër Rusisë.

Bale mori 27% të votave, pak më shumë se mbrojtësi i Polonisë, Michal Pazdan, që gjendet i dyti me 21%.

Në vend të tretë ka përfunduar heroi i Francës, Dimitri Payet, që shënoi gola kundër Rumanisë dhe Shqipërisë, ku ka 21%.

I vetmi lojtar tjetër që morri një pjesë të madhe të votave të ishte spanjolli Andres Iniesta me 12%, teksa të tjerët kishin përqindje të vogël.

Listën e vazhdojnë kapiteni i Kroacisëë, Darijo Srna me 6%, pastaj Granit Xhaka, Leonardo Bonucci dhe Marek Hamsik me nga 4%.

Fare në fund gjenden Michael McGovern, Alvaro Morata dhe Jonas Hector me nga 1%.

bale

COMMENTS