Bajrami për PISA-n: Nuk presim mrekulli as në vitin 2018!

Bajrami për PISA-n: Nuk presim mrekulli as në vitin 2018!

Vjosa Osmani paralajmëron padi ndaj atyre që po ia keqpërdorin imazhin
ISIS: Do ta sulmojmë edhe ambasadën ruse në Shqipëri

Në konferencën përmbyllëse të këtij viti, Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha se vlerësimi që PISA ka bërë për nxënësit e Kosovës ka treguar nivelin për të cilin e kanë ditur edhe me herët.

Përkundër rezultateve të dobëta, Bajrami këtë vit e ka vlerësuar si të suksesshëm derisa tha se gjatë gjithë vitit kanë punuar për rritjen e cilësisë.

Bajrami u shpreh se në testin e PISA 2018 nuk pret mrekulli por do të ketë rritje cilësi.

Ministri i Arsimit në këtë konferencë ka folur edhe për Arsimin e lartë për të cilin tha se ky sektor është është stabilizuar pas dy viteve.

Gjatë konferencës u përmend vlerësimi i performacës së mësimdhënësve, për të cilën ministri tha se e ka ndërmend ta vazhdojë, megjithë kundërshtimin e sindikatave, sepse me këtë vlerësim nuk humbin asgjë mësimdhënësit, por kjo ndihmon që të ngritet cilësia në arsim.

COMMENTS