Bajrami: Ligjëratat për Nënën Terezë nuk cenojnë laicitetin e shkollave

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka vizituar nxënësit në shkollën fillore ‘Meto Bajraktari’ në Prishtinë.

Ministri Bajrami tha se mbajtja e ligjëratave në orën e parë të mësimit për shenjtërimin e Nënës Terezë nuk e cenon laicitetin e shkollave pasi ajo tashmë është një nënë e njohur botërisht dhe jo vetëm në Kosovë flasin e shkruajnë për të.

Edhe disa nga nxënësit e intervistuar në këtë shkollë janë shprehur të lumtur që e kanë filluar një rrugëtim të ri ndërsa shkolla thanë se u ka pëlqyer shumë.

COMMENTS