Bajrami i Madh të dielën, BIK-u uron besimtarët myslimanë

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e shtunë, më 24 qershor 2017, ndërsa

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e shtunë, më 24 qershor 2017, ndërsa festa e Bajramit shënohet të dielën.

Me këtë rast, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin dhe lutjet.

‘Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të dielën, më 25 qershor 2017. Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë’, bëhet e ditur në njoftim.

Manifestimi fillon në ora 04:15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Ekrem ef. Maqedonci.

Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:37 minuta të cilit do t’i prijë, Sabri ef. Bajgora-kryeimami i BIK-ut.

Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

Po ashtu, bëhet e ditur se me rastin e Fitër – Bajramit, ditën e parë të festës, më 25 qershor 2017, myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, si tradicionalisht, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BIK-ut nga ora 9:00-12:00.

‘Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona’.

COMMENTS