Bajram Gecaj inkurajon bashkë partiakët me një fotografi të paparë më herët

Jep dorëheqje ministrja e Brendshme e Portugalisë pas zjarreve shkatërruese
Më 4 maj hapet Panairi i Punës, prezantohen 4000 vende të lira pune

Këto ditë pritet të vuloset fati i Qeverisë Mustafa. Si për ta treguar forcën e LDK-së, apo për t`u dhënë kurajo bashkë partiakëve, zyrtari i kësaj Bajram Gecaj, ka postuar në profilin e tij në Facebook, një fotografi shumë domethënëse.

Në këtë fotografi, shihet i ndjeri Presidenti historik Ibrahim Rugova së bashku me veprimtarin e LDK-së të vrarë pas lufte, Xhemajl Mustafa dhe Ministrin aktual të Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, gjatë një konference me gazetar.

Po ashtu, në këtë foto shihet edhe vet Bajram Gecaj, i cili në përshkrimin e saj ka shkruar vetëm LDK. Kujtojmë se nesër nga ora 10 nis seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku do të votohet mocioni i votëbesimit ndaj Qeverisë së Isa Mustafës.

COMMENTS