Bajadera

Bajadera

Bajadera të bardha me kokos: Pa pjekje, gatuhen për 10 minuta!
Lëng për përmirësimin e gjithë organizmit

Keni provuar të bëni të famshmen bajadera në shtëpi? Provojeni këtë variant. Kokosin mund ta zëvendësoni edhe me arra apo lajthi.

Përbërësit:

500 gr biskota të bluara
200 gr kokos
250 gr sheqer
200 ml qumësht
250 gr gjalpë
1 sheqer vanilje
1.5 lugë gjelle rum
Glazura:
200 gr cokollatë gatimi
6 lugë gjelle vaj

Udhëzimet:

Në një enë të madhe trazojini bashkë biskotat e bluara dhe kokosin.

Në një enë tjetër vendoseni në zjarr të ngadalshëm qumështin, gjalpën, sheqerin dhe sheqer vaniljen, derisa të shkrihen të gjitha.

Pas shkrirjes, masën hidheni tek biskotat.

Shtoni rumin dhe masën trazojeni mirë me duar.

Tepsinë e përmasavve 26×39 cm lyejeni me pak vaj dhe në të shtrojeni brumin e përgatitur. Rrafshojeni mirë.

Sipër saj hidhni glazurën me çokollatë e më pas ëmbëlsirën vendoseni në frigorifer që të forcohet.

Është mirë që para shërbimit, ëmbëlsira të lihet në temperaturë dhome për 15 minuta. Pastaj priteni në format e caktuara dhe shërbejeni.

COMMENTS