Bajadera që gatuhen për 10 minuta!

Përbërësit:

300 gr. sheqer
200 ml. ujë
250 gr. margarinë
300 gr. keks
100 gr. kokos

Glazura:

100 gr. çokollatë të bardhë
3 lugë vaj

Përgatitja:

Sheqerin dhe ujin qiteni në tenxhere dhe kur të vlojë zieni edhe 3–4 minuta. Shtoni margarinën dhe përzieni derisa të shkrihet.

Pastaj shtoni keksin e bluar dhe kokosin dhe të gjitha përzieni mirë. Përbërjen qiteni në enë të mbështjellë me folie dhe lëreni të forcohet.

Nga gjysma e kësaj përbërjeje mund të bëni toptha dhe t’i rrokullisni në keksin e bluar. Shkrini në avull çokollatën me vaj dhe qitjani bajaderës, kur të forcohet priteni në shtangla (shufra).

Bajaderës mund t’i hidhni edhe përbërjen e bardhë të gatuar nga sheqeri pluhur me pak ujë.

COMMENTS