Babastars paralajmërojnë ‘High 5’ (Video)

Babastars paralajmërojnë ‘High 5’ (Video)

Labeli Babastars këtë vit sollën këngën ‘High 4’, e cila ishte vazhdimësi e tri këngëve të para ‘High’.

Kënga është pritur mirë nga publiku, ndërsa ka zgjuar menjëherë kureshtjen se kur mund të vijë ‘High 5’.

Mesa duket projekti i radhës është në plan të realizohet nga labeli, të cilët vetëm kanë dhënë indikacionet e para lidhur me punën rreth tij.

Ka qenë reperi Majk, ai i cili ka publikuar një fotografi në InstaStory ku shfaqet bashkë me anëtarët e tjerë të labelit, ndërsa shkruan ‘High 5’ në mbishkrimin e fotografisë.

Djemtë e Babastars duken shumë në disponim, ndërsa nuk kanë konfirmuar nëse mbledhja e tyre radhës ka qenë diskutimi rreth projektit ‘High 5’, i cili mesa duket do të realizohet në një plan të afërt.

COMMENTS