Babastars mblidhen bashkë, po vjen High 4?

Pas një kohe të gjatë janë mbledhur të gjithë antarët e Babastars.

Foto është publikuar nga hip hop ylli i ‘labelit’, Cozman, i cili shihet afër antarëve të tjerë si Majk, Skivi, Onat, Agon Amiga, Marshall Jungle dhe lideri Getoar Selimi.

Aty nuk mungon as menaxheri Dekorim Sahiti, i cili si duket koordinon punët e ‘labelit’ drejt mega projektit të ri.

Ka kohë që Babastars kanë menduar për “High 4”, kurse Cozman konfirmon një prurje të re, edhe pse titulli nuk dihet.

“LaFamilia Coming Soon” ka shkruar Cozman në llogarinë e tij në Instagram./T/

COMMENTS