Babai nga Peja, thirrje të birit që iu bashkua ISIS-it: Atdhe, kthehu në shtëpi (Video)

Babai nga Peja, thirrje të birit që iu bashkua ISIS-it: Atdhe, kthehu në shtëpi (Video)

Naser Deva nga Peja, i ka bërë thirrje djalit të tij Atdheut që të kthehet nga Siria, i cili po qëndron atje tash e 5 vjet.

Naseri dyshon se i biri i tij, 27 vjeçar, ishte radikalizuar gjatë studimeve në Prishtinë.

‘Atdhe, ke shkuar në një vend pa lejen tonë, ke shkuar në një vend, në një luftë të pakuptimtë, në një luftë që neve nuk na takon aspak të përzihemi atje, por unë jam i vetëdijshëm që ti nuk je fajtori kryesor. Unë jam i vetëdijshëm që ti je viktimë sikurse unë, nëna, Arbëri (vëllai) dhe të tjerët. Kthehu. Shfrytëzoje mundësinë për t’u kthyer në Kosovë’, ka thënë Naser Deva për Radion Evropa e Lirë.

Babai nga Peja i bën thirrje djalit të kthehet nga Siria

Babai nga Peja i bën thirrje djalit të kthehet nga SiriaNaser Deva nga Peja, i ka bërë thirrje djalit të tij Atdheut që të kthehet nga Siria, i cili po qëndron atje tash e 5 vjet. Naseri dyshon se i biri i tij, 27 vjeçar, ishte radikalizuar gjatë studimeve në Prishtinë. Besohet se ai lufton përkrah të të ashtuquajturit Shteti Islamik. Naseri shpreson që me përfundimin e luftës në Siri dhe shpartallimin e grupit militant Shteti Islamik, djali i tij Atdheu do të kthehet në shtëpi.

Posted by Jo në emrin tim on 27.11.2017

Që nga ajo kohë kur ai u largua nga Kosova në vitin 2012, Naseri thotë se nuk ka folur fare me Atdheun, pasi që ai bisedon vetëm me nënën e tij.

Atdheu, student në Fakultetin e Inxhinierisë në Prishtinë, besohet se kishte shkuar fillimisht në Turqi, për të vazhduar rrugën në Siri në korrik të vitit 2013.

Besohet se ai lufton përkrah të të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Naseri shpreson që me përfundimin e luftës në Siri dhe shpartallimin e grupit militant Shteti Islamik, djali i tij Atdheu do të kthehet në shtëpi.

COMMENTS