45Babai i njërit prej reperëve më të famshëm në botë shkruan fjalët më të mira për reperin kosovar Capital T. Duket se sukseset e shqiptarëve n
45Babai i njërit prej reperëve më të famshëm në botë shkruan fjalët më të mira për reperin kosovar Capital T.
Duket se sukseset e shqiptarëve nuk e kanë plan të ndalen dhe çdo ditë e më tepër talentët po depërtojnë jashtë vendit, e madje po binë në sytë e fytyrave të njohura ndërkombëtare.
Capital T njihet si njëri ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë i cili ka adhurues të shumtë nga të gjitha trevat, por jo vetëm.
Capo po del të jetë i njohur edhe për ndërkombëtarët e madje edhe për të famshmit.
Dennis Graham babai i Drake, njërit prej reperëve më të famshëm të momentit ka simpati të veçantë për reperin shqiptar, Capital T, madje ai thotë se e ruan shpinën e tij në SHBA.
Graham ka publikuar një fotografi të Capos në Instagram duke shkruar sipër saj: ‘Përgëzime për mikun tim, i cili po e kallë lojën në Shqipëri. Po të shoh njeri Capital T, e ruaj shpinën tënde këtu në Shtetet e Bashkuara’.
Pas publikimit të kësaj fotografie, ka reaguar edhe Capital T i cili është shprehur tejet i lumtur për shkrimin që ka bëri babai i njërit prej reperëve më motivues të tij.
‘Jeta është tmerrësisht e çmendur. Babai i idhullit dhe inspirimit tim më të madh më njeh mua dhe më ruan shpinën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Faleminderit shumë’, ka shkruar Capital T në një fotografi të publikuar në Instagram.
COMMENTS