Azem Sylës i vazhdohet paraburgimi që të mos ikë dhe të mos ndikojë në dëshmitarë

Azem Sylës i vazhdohet paraburgimi që të mos ikë dhe të mos ndikojë në dëshmitarë

Milaim Zeka aderon tek Nisma për Kosovën (Video)
Atentat ndaj boksierit të njohur shqiptar, plagoset me armë

Deri në janar do të mbes në paraburgim ish-komandanti i UÇK-së Azem Syla.

Një gjyqtar i procedurës paraprake i EULEX-it ia ka vazhduar ish-deputetit të PDK-së masën e paraburgimit dhe gjithashtu këtë masë ua ka vazhduar edhe Ilaz Sylës dhe Ljubisa Vujoviqit.

Seanca dëgjimore ku është shqyrtuar masa e sigurisë, u mbajt të hënën, raporton KTV.

Sipas Prokurorisë, mundësia e ndikimit në dëshmitarë dhe rreziku i ikjes janë arsye që të pandehurit duhet të qëndrojnë në paraburgim e jo në ndonjë masë tjetër alternative, të cilën e ka kërkuar mbrojtja.

39 persona akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës në rastin e njohur si “Toka”. Sipas Prokurorisë, ish-komandant i UÇK-së konsiderohet si udhëheqës i grupit të organizuar kriminal.

Akuzat kanë të bëjnë me shpronësime të jashtëligjshme të pronës shoqërore në atë private duke përfituar rreth 30 milionë euro. Të akuzuar janë edhe Nuhi Uka, ish-kryetar i Gjykatës Komunale të Prishtinës dhe Shpresim Uka, i dënuar në njërin nga rastet Bllaca.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, grupi i organizuar kriminal, ka qenë aktiv prej vitit 2006, ishte i përbërë nga shqiptarë të Kosovës dhe anëtarë serbë.

Ende nuk ka nisur shqyrtimi kryesor për rastin edhe pas gati 2 vjet të aktakuzës.

COMMENTS