Avokati Koci tregon kur ngrihet aktakuza e parë nga Gjykata Speciale

Avokati Arianit Koci ka folur për afatin e te ngritjes së aktakuzave të Gjykatës Speciale. z. Koci mendon se aktakuza e parë nga kjo gjykatë nuk do t

Avokati Arianit Koci ka folur për afatin e te ngritjes së aktakuzave të Gjykatës Speciale.
z. Koci mendon se aktakuza e parë nga kjo gjykatë nuk do të deponohet deri në vitin e ardhshëm.

Ai ka sqaruar edhe procesin se si arrihet deri tek kjo aktakuzë dhe vonesat e mundshme që mund të ndodhin deri tek ngritja e saj.

‘Natyra shumë shtresore e procedurës penale në Gjykatën Speciale, nuk rrjedh vetëm prej seriozitetit të akuzave dhe përmbajtjes juridike, por edhe nga dëshmitë e dëshmitarëve të cilat duhet t’i nënshtrohen verifikimit serioz, nga ana e Gjykatës’.

‘Është fakt notor që mund të ketë pasur tentativë për ndërhyrje në prova gjatë hetimeve, prej palëve të treta’, ka thënë Koci.

Sipas tij kredibiliteti i çdo prove që i është servuar Prokurorisë duhet të vërtetohet.

‘Prandaj, duke e ditur mirë se si funksionojnë Tribunalet ad hoc, dhe duke e pasur parasysh modus operandin e Prokurorisë, sipas analizës sime juridike, aktakuzat e para nuk do të deponohen në Gjykatën Speciale, para pranverës së hershme të vitit të ardhshëm’.

COMMENTS