Avokati i Murat Jasharit: S’ishte tentim-vrasje, flasim sot në seancë!

Avokati i Murat Jasharit: S’ishte tentim-vrasje, flasim sot në seancë!

Kryeministri Rama fton opozitën në dialog
Kosova dhe lufta në fushatën presidenciale të Serbisë

Murat Jashari nuk kishte tendenca që ta vriste avokatin, Azem Vllasi. Kështu të paktën ka deklaruar për ‘Indeksonline’, avokati mbrojtës i Jasharit, Emrush Kastrati.

Ai thotë se në seancën paraprake do të tregohet e vërteta rreth ngjarjes së djeshme që ndodhi në Prishtinë ku mbeti i plagosur në krah Vllasi.

‘Nuk ka qenë vrasje me paramendim, mirëpo do të deklarohemi gjatë seancën dëgjimore në përgjithësi’, është shprehur ai.

Megjithatë, Kastrati thotë se nuk ka marrë ende ftesë nga autoritetet e drejtësisë për mbajtjen e seancës ndaj klientit të tij. ‘Ende s’kam informacion. Do të ishte të mbahej në pajtim me ligjin, por ende nuk kam ndonjë informatë’, ka thënë ai.

Polica e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona si të dyshuar për tentim-vrasjen ndaj avokatit Azem Vllasi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani ka theksuar se në bashkëpunim në ngushtë më Agjencinë Kosovare të Inteligjencës kanë kryer hetimet për këtë rast.

‘Policia e Kosovës në bashkëpunim me AKI kanë arritur që ta bëjnë lokalizimin e personave të dyshuar. M.J viti i lindjes dyshohet që është kryerësi i kësaj vepre dhe personi i dytë A.LL viti i lindjes 1964, dyshohet që është pjesëmarrës në këtë rast dhe janë duke u bërë hetime dhe intervistimi i tij’, ka thënë Kelani.

Personat janë arrestuar në Prishtinë.

COMMENTS