Avni Klinaku: Përgjegjësia e fituesve juridik dhe e fituesve moral të zgjedhjeve

Avni Klinaku: Përgjegjësia e fituesve juridik dhe e fituesve moral të zgjedhjeve

Kimete Berisha: Turp gjakovarçe!
Tjetërsimi i shtetit per interesa personale

Është e padiskutueshme se koalicioni PAN është fituesi juridik i zgjedhjeve, ashtu siç është e qartë se fituesi moral i zgjedhjeve është LVV. Çështja është se si të menagjohet ky rezultat në të mirën e vendit. Barrikadimi i secilës palë në fitoren e vet e dëmton shumë interesin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Karrierizmi politik në këtë mandat mund t’i sjell shumë dëme Kosovës! PAN vërtet e ka të drejtën e pakontestueshme juridike për t’i formuar institucionet për këtë mandat, por nuk i ka deputetët e mjaftueshëm për ta bërë këtë. Përpjekjet për ta “blerë” ndonjë deputet nga PAN-i jo vetëm që janë të pandershme, por edhe Kosovën e çojnë në varësi të madhe nga lista serbe. Në anën tjetër, edhe LVV e LAA nuk duhet dhe nuk është e ndershme e sidomos nuk është e mirë për Kosovën t’i fërkojnë duar me kënaqësi për gabimet e kushtëzuara të kundërshtarit kur dëmtohen interesat e Kosovës.

Prandaj këmbëngul që:

1) Askush nuk duhet të përpiqet të formojë qeveri nëse nuk i ka mbi 51 deputetë shqiptarë në këtë mandat;

2) Një qeveri gjithëpërfshirëse, qoftë edhe vetëm njëvjeçare, do të ishte shumë e mirëseardhur për situatën e dhënë;

3) PAN-i, në të mirën e Kosovës, duhet të tërhiqet nga e drejta e vet juridike në të mirë të Kosovës në favor të një qeverie gjithëpërfshirëse ose të një qeverie LVV-LAA.

Nëse nuk ndodhë kështu, edhe pse të kushtueshme e të mundimshme, prapseprapë më të mira janë zgjedhjet e reja sesa zgjidhjet e këqija. Po flas vetëm për këtë mandat.

COMMENTS