Avni Arifi emërohet përfaqësues i Qeverisë së Kosovës në dialog me Serbinë

Avni Arifi emërohet përfaqësues i Qeverisë së Kosovës në dialog me Serbinë

Turqia arreston një pilot sirian
Kryeministri Mustafa paraqitet sot në interpelancë (Live)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të premten, ka thënë se tashmë ka ardhur koha e fazës finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që po lehtësohet nga Bashkimi Evropian.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të emërojë një përfaqësues në këtë dialog.

Andaj, Qeveria ka marr vendim që Avni Arifi, shef i kabinetit të kryeministrit, të jetë përfaqësues i Qeverisë.

‘Qeveria është palë në dialogun Kosovë-Serbi. Dialogu politik përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi. Është kërkuar nga Qeveria e vendit të emërojë një shef të negociatave që do te ishte në gjendje të përcjellë rrjedhën me vendimmarrësit politik. Përkundër faktit që Avni Arifi ka plot detyra jemi dakorduar që ai të jetë i emëruari i Qeverisë’, tha Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se për një vendim të tillë është konsultuar edhe me partnerët e koalicionit.

COMMENTS