Autoritetet në Francë sot vendosin për Ramush Haradinajn

Gjykata në Colmar të Francës pritet të nisë sot një seancë të re dëgjimore për rastin Haradinaj, pas paraqitjes së kërkesës për ekstradim nga autorite

Gjykata në Colmar të Francës pritet të nisë sot një seancë të re dëgjimore për rastin Haradinaj, pas paraqitjes së kërkesës për ekstradim nga autoritetet e Serbisë dhe një kërkese të palës mbrojtëse për lirimin e tij.

Gjykata mund të marrë një vendim gjatë ditës për Haradinajn përfshirë edhe lirimin me kusht deri në përfundimin e procedurave gjyqësore, duke e mbajtur atë në shtetin francez, thonë zyrtarët mbrojtës të tij.

Autoritetet e drejtësisë në Serbi dorëzuan dy ditë më parë kërkesën për ekstradim të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj me, siç thanë, akuzat e reja për ‘krime lufte në Kosovë në fundvitet e 90-ta ndaj popullsisë joshqiptare’.

Pala mbrojtëse ndërkaq ka kërkuar lirimin e Haradinajt bazuar në ‘gjykimin e përfunduar në Gjykatën për krime lufte në ish-Jugosllavi që ka trajtuar çështjet’ që siç thotë ‘pretendon pala serbe’.

Ramush Haradinaj u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe për, sic thuhet, ‘krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë’.

COMMENTS